Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit të Pejës, si pasojë e një defekti në rrjet.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një rrjedhje të madhe në gypin DN 280 PVC, e lokalizuar në rrugën “Bekim Berisha – Abeja”, çka ka detyruar ndërprerjen e furnizimit me ujë duke filluar nga ora 11:00.
Si pasojë e këtij defekti, pa furnizim me ujë kanë mbetur rrugët “Beteja e Loxhës”, “Gjin Gazulli”, “Ardian Krasniqi”, “Niket Dardani”, “Bike Aliu” dhe “Ismet Nikqi”, si dhe disa rrugë dytësore përreth.
Nga kjo kompani është bërë e ditur se ekipet e mirëmbajtjes ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit në kohë sa më të shpejtë, me qëllim rikthimin e furnizimit në normalitet. /Telegrafi/