KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdes në Gjermani i mituri me prejardhje nga Peja, kishte rënë në lumë

Vdes në Gjermani i mituri me prejardhje nga Peja, kishte rënë në lumë

Një i mitur me prejardhje nga Kosova ka ndërruar jetë në Gjermani, pasi kishte rënë në një lum disa ditë më parë.

Bëhet fjalë për Z.K, i cili, sipas ‘Peja në Fokus’, kishte rënë në lumin “Sieg” në qytetin Siegen gjatë një aktiviteti me fëmijë të tjerë nën mbikëqyrje.

Rasti është raportuar edhe nga mediat gjermane, përfshirë RTL West, të cilat kishin njoftuar se fëmija ishte gjetur në ujë, ishte reanimuar dhe ishte dërguar në spital në gjendje kritike.

Sipas informacioneve të siguruara nga familja, për portalin ‘Peja në Fokus’, vogëlushi kishte qëndruar për disa ditë në gjendje kome, për të ndërruar jetë sot.

Familja e tij ka prejardhje nga Nepolja e Pejës, ndërsa për ceremoninë e varrimit ende nuk janë dhënë detaje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.