KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Përplasje” qeveri-komunë për Rugovën, Pacolli i dërgon letër Muhaxherit

“Përplasje” qeveri-komunë për Rugovën, Pacolli i dërgon letër Muhaxherit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, i ka dërguar një letër kryetarit të Komunes së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për të adresuar stagnimin e procesit të planifikimit hapësinor për vendbanimet brenda Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe shqetësimet e banorëve të Rugovës.

Në letër, Pacolli Dalipi thekson se mungesa e Planeve Rregulluese të Hollësishme për fshatrat e zonës ka krijuar një vakum ligjor, duke ndikuar negativisht në jetën, pronën dhe perspektivën socio-ekonomike të banorëve.

“Pa dashur të paragjykojmë procesin, konsiderojmë se vonesat e deritanishme, qofshin ato edhe thjesht procedurale, kanë prodhuar pasoja reale socio-ekonomike. Sot, nevojat e banorëve për investime po mbahen peng nga pasiviteti institucional, duke hapur rrugën për ndërtime të paorganizuara dhe degradim të pakthyeshëm të natyrës si pasojë e mungesës së udhëzimeve të qarta urbanistike. Mungesa e planeve të tilla pamundëson edhe intensifikimin e investimeve publike të cilat lehtësojnë jetën e përditshme të banorëve dhe mundësojnë zhvillim të planifikuar dhe të kontrolluar të zonës”, thuhet në letër.

Ajo rikujton se, sipas Ligjit Nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor, autoriteti komunal është përgjegjës për hartimin e planeve hapësinore, duke përfshirë zonat e veçanta si Rugova.

Ministrja thekson gjithashtu se vonesat kanë hapur rrugën për ndërtime të paorganizuar dhe degradim të natyrës, ndërsa investimet publike mbahen peng nga mungesa e udhëzimeve urbanistike.

Ajo kërkon nga Komuna e Pejës informacion mbi veprimet konkrete dhe planet për hartimin e planeve rregulluese dhe ofron mbështetjen profesionale të Ministrisë për çdo hap të këtij procesi.

Pacolli Dalipi përfundon duke kërkuar një trajtim dinjitoz për banorët dhe zgjidhje institucionale që mbrojnë si pasurinë natyrore, ashtu edhe të drejtën legjitime për zhvillim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.