Më datën 23.03.2026, rreth orës 17:20, në stacionin policor në Shtime, është paraqitur një qytetar me inicialet R.B. (57 vjeç), i cili vullnetarisht ka dorëzuar në polici një armë zjarri (pistoletë).
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa arma është sekuestruar nga policia dhe rasti është trajtuar në procedurë të rregullt nga sektori i hetimeve.