KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

QKUK: I plagosuri në Prishtinë, jashtë rrezikut për jetë

QKUK: I plagosuri në Prishtinë, jashtë rrezikut për jetë

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se policia ka pranuar informatën për të shtënat, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërkohë, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar për Telegrafin se gjendja e të plagosurit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Është sjellë një i plagosur në Qendrën Emergjente, i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij është stabile për momentin dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas ekzaminimeve në Qendrën Emergjente, ai do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.