Motra e Mateo Borrit, Kejsi Borri, e ftuar në Top Albania Radio, komentoi lojën e të vëllait të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Moderatoreve u tërhoqi vëmendjen situata me Brikenën, banoren për të cilën Mateo duket se ka ndjenja dhe po krijon një afërsi brenda shtëpisë.
TAR/YouTube
Kejsi tregoi se babai i tyre nuk e ka përmendur ende fjalën “nuse”, por nga paraqitja e Brikenës i i pëlqen, duke pasur parasysh se e njeh vetëm përmes televizionit: “Fjalën nuse nuk e ka përmendur akoma, por që dhe babit tim i pëlqen Brikena le të themi si paraqitje të paktën se nuk është se e njeh tamam. E njeh vetëm nëpërmjet televizionit dhe e njeh aq sa e njohin të gjithë”.
Sa i përket veshjes së Brikenës, Kejsi tregoi se babai i saj nuk është shumë i rreptë në këtë aspekt, ndërsa Mateo është më i kujdesshëm: “Babi im të paktën me mua në veshje nuk ka qenë aq i rreptë, kurse Mateo ka qenë. E ka pjesë të karakterit. Ka patur raste që dilja nga shtëpia dhe mund t’i dukej një fustan pak më i shkurtër dhe më thoshte a ka mundësi ta ulësh atë fustan para se të dalësh. Por që të jetë i rreptë, i keq, nuk është. Ta thotë me lezet që ti ta marrësh në konsideratë”.
Kejsi shtoi se është e lumtur që Mateo po krijon lidhje dhe e mbështet nga distanca, ndërsa e ndjek me kureshtje lojën e tij brenda BBVA. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com