KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Juela i bën masazh Rogertit, Miri: Kujdes do të kapni Prime-in

Juela i bën masazh Rogertit, Miri: Kujdes do të kapni Prime-in

Gjatë ditës së fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, banorët dukeshin të angazhuar me aktivitete të ndryshme, secili duke bërë diçka për vete.

Megjithatë, një moment tërheqës ishte ai kur Juela vendosi t’i bëjë masazh shpatullash Rogertit.

Juela masazhoi shpatullat e Rogertit, ndërsa ai dukej se po e shijonte çdo moment, madje duke e komplimentuar me fjalët: “Bravo, perfekt”.

Më pas, Rogerti kërkoi që Juela të vazhdonte masazhin edhe në krahe dhe qafë, duke i dhënë momentit një ton shumë të relaksuar dhe miqësor.

BBVA/Instagram

Në të njëjtën kohë, banori Miri, i cili po përgatiste ushqimin, bëri një shaka duke i kujtuar: “Kujdes se po kapni Prime-in”, duke treguar për kamerat e transmetimit live.

Momenti nuk kaloi pa u komentuar në rrjetet sociale, ku video e publikuar nga llogaria zyrtare e Big Brother VIP Albania nxiti reagime të ndryshme.

Disa përdorues komentuan se Juela duket si një “shërbëtore” e Rogertit, ndërsa të tjerë e panë si një shfaqje miqësie dhe afërsie midis dy banorëve.

Ndërkohë, tensioni në lojë vazhdon për finalen, pasi televotimi aktual për vendin e finalistes së parë ka përfshirë banoret Selin dhe Brikena. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.