KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Do të pimë kafenë bashkë me Mateon dhe të festojmë fitoren e të dyve”, Daja i bën surprizë nga ajri Brikenës

“Do të pimë kafenë bashkë me Mateon dhe të festojmë fitoren e të dyve”, Daja i bën surprizë nga ajri Brikenës

Sot në Big Brother VIP Albania, Brikena u surprizua nga daja i saj, i cili i dërgoi një mesazh të veçantë përmes një droni.

Në letrën që fluturonte nga ajri shkruhej: “Do të pimë kafenë bashkë me Mateon dhe të festojmë fitoren e të dyve”.

Brikena u përqafua me Mateon, Shendritin dhe Selinin.

BBVA/Instagram

Ky moment ka një rëndësi të veçantë, pasi më parë Mateo kishte treguar se daja i Brikenës njëherë i kishte prerë rrugën kur ai donte të takohej me të, duke e bërë surprizën nga ajri një moment të veçantë për çiftin.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5 është konfirmuar dhe do të zhvillohet më 18 prill.

Në natën finale do të garojnë vetëm katër finalistë, duke bërë ditët e ardhshme vendimtare për banorët e mbetur.

Aktualisht në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ndodhen nëntë konkurrentë: Selin, Mali, Miri, Rogerti, Juela, Mateo, Brikena, Shendriti dhe Edisa. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.