Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu e bore.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 4 gradë.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/