KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sekretari amerikan, Rubio uron për 18-vjetorin e pavarësisë: SHBA-të mbeten të palëkundura në mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Sekretari amerikan, Rubio uron për 18-vjetorin e pavarësisë: SHBA-të mbeten të palëkundura në mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Departamenti Amerikan i Shteti ka publikuar sot urimin e sekretarit të shtetit, Marco Rubio për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e sekretarit amerikan të shtetit thuhet se SHBA-të mbeten të palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Lexoni të plotë deklaratën e sekretarit amerikan:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e shënimit të Ditës suaj të Pavarësisë.

SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe presim me padurim zgjerimin e lidhjeve ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.

Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet që vijnë.

SHBA qëndron përkrah Kosovës ndërsa vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.