KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Java nis me mot të vranët, priten reshje shiu dhe bore

Java nis me mot të vranët, priten reshje shiu dhe bore

Gjatë kësaj jave në vend pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell si dhe reshje të herëpashershme shiu dhe bore.

Sipas parashikimeve, do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.

Dita e hënë do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 9 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Autoritetet meteorologjike rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat ku mund të ketë reshje bore dhe ngrica në orët e mëngjesit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.