Duke diskutuar rreth informacioneve që qarkulluan në opinion se ka marrëveshje mes Mexhitit dhe Kasamit që këta dy do të udhëheqin me VLEN, Arben Fetai në emisionin Click Plus në TV21 tha se nuk ka asnjë marrëveshje të diskutuar apo të arritur mes liderëve për drejtimin e VLEN-it. Ai mes tjerash thekson se në takimet e koalicionit janë shqyrtuar disa modele të mundshme, si kryetar me rotacion, një kryetar i vetëm apo presidencë me dy bashkëkryetarë, por deri tani nuk është marrë asnjë vendim.
Sipas tij, vendimet në VLEN merren me konsensualitet dhe kolegjialitet në kuadër të kryesisë së ngushtë, ndërsa diskutimet për modelin e udhëheqjes do të vazhdojnë në ditët në vijim.
“Jo, jo, aspak kjo nuk është diskutuar. Në takimet që kemi si koalicion, në nivel të liderëve apo kryesisë së ngushtë, nuk është diskutuar kjo. Janë diskutuar shumë skenarë: rotacioni, një kryetar, presidencë me dy bashkëkryetarë – këto janë diskutuar si modele të mundshme, por asnjë vendim, përderisa nuk e kemi diskutuar në nivel të kryetarëve këtë çështje”.
“Marrëveshja e koalicionit VLEN parasheh që vendimet merren me konsensualitet dhe kolegjialitet brenda asaj që është kryesia e ngushtë e VLEN-it. Deri në këtë pikë, përveç tre dokumenteve të diskutueshme, asnjë vendim nuk është marrë, nuk ka dakordim për asnjërin model deri më tani. Diskutimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.” Kjo është në rastin më të mire qesharake në rastin më të keq dashakeqe. Besoj se kjo është spin i BDI-së për të përçarë VLEN –in”, tha Arben Fetai në emisionin Click Plus në TV21.
LEXO:
- Këto janë gjashtë gratë që hyjnë në Kuvend përmes kuotës gjinore
- Scandal during the Colorado gubernatorial race – Republican candidate claims to have committed murder at the age of 7
- Daçiq eskalon pas pyetjes së gazetarit bullgar, përmend njohjen e Kosovës nga Bullgaria
- Dogana e Kosovës tejkalon pragun prej 1 miliard euro të hyra të mbledhura
- Barcelona sfidon Atleticon me një tjetër ofertë marramendëse për Julian Alvarez
- Të shtëna me armë zjarri në fshatin Raçë të Gjakovës, arrestohet një person
- Janevska: Masa më të rrepta për akomodimin në konviktet studentore, personat deri 30-vjeç mund të aplikojnë
- Konkurset e javës në Telegrafi Jobs: vende pune në media, shitje dhe tregti
