Është publikuar një video-incizim ku shihet se si dritarja e një automjeti në lëvizje thyhet nga një valë tronditjeje pas një sulmi në qytetin iranian Karaj.
Në incizim, për të cilin BBC Verify ka konfirmuar se është shpërndarë për herë të parë sot në internet, shihet se si xhami i pasmë i automjetit shpërbëhet, ndërsa në afërsi shfaqen kolonë të mëdha tymi.
Burri që po incizon, i cili duket se është ulur në ulësen e pasme të një taksie, me frikë bërtet dhe i thotë shoferit të vozisë më shpejt dhe të largohet nga ajo zonë.
Në video dëgjohen të paktën gjashtë shpërthime.
“Kanë shkatërruar gjithë qytetin”, thotë ai, dhe më vonë në video shton: “Gjithçka është shkatërruar”.
Karaj është një qytet rreth 13 kilometra larg Teheranit, por objekti i sulmit nuk është i njohur. /Telegrafi/