KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Katari paralajmëron për një katastrofë humanitare nëse vazhdojnë sulmet

Katari paralajmëron për një katastrofë humanitare nëse vazhdojnë sulmet

Katari paralajmëron se sulmet ndaj objekteve civile dhe infrastrukturës energjetike në luftën që Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë kundër Iranit mund të çojnë në një katastrofë humanitare.

“Ky rajon nuk mund të përballojë sulme të tilla ndaj objekteve të tij”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari.

Ai theksoi se nëse këto sulme vazhdojnë, bota do të dëshmojë një katastrofë humanitare.

“Kemi parë sulme të tilla nga të dyja anët e Gjirit”, tha ai, duke iu referuar Iranit, por edhe SHBA-së dhe Izraelit.

Sipas tij, sulme të tilla krijojnë një precedent të rrezikshëm. Reagimi erdhi dy ditë pasi Izraeli kreu një sulm të madh ndaj një objekti iranian të naftës dhe vetëm disa orë pasi një dron iranian ndaloi prodhimin në një rafineri të madhe nafte në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Çfarë po ndodh aktualisht do të ketë pasoja serioze për ekonominë ndërkombëtare”, paralajmëroi Ansari.

Ndryshe, SHBA-ja ka paralajmëruar se sot do të jetë dita më e vështirë për shtetin iranian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.