KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do Selinën

Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do Selinën

Pas debatit të fundit në “Big Brother VIP Albania 5” mbi marrëdhënien mes Miri dhe Selin, situata u tensionua edhe më shumë kur Ledioni i bëri një pyetje të sinqertë Mirit: “A ke ndjenja për Selin?”

Miri iu përgjigj kategorikisht: “Jo.”

Megjithatë, produksioni i transmetoi një klip ku Miri shihej në dhomën e rrëfimit në një gjendje të ndjeshme emocionale, duke u shprehur se e do Selinin. Në video dëgjohej Miri teksa thoshte: “Ata thonë që ju e keni për lojë, jo mo vëlla. E dua atë”.

Deklarata e tij shkaktoi shok te Selin, e cila mbeti e befasuar nga fjalët e tij.

Pas kësaj, Miri mohoi kategorikisht se e kishte thënë këtë në kontekstin aktual, duke sqaruar se deklarata kishte ndodhur tre muaj më parë, pas një mbrëmjeje feste, dhe nuk ishte shprehur në mënyrën që duket në klip.

Situata ka krijuar tension në shtëpi dhe ka hapur sërish diskutime te banorët dhe publiku, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të komentojnë për marrëdhënien komplekse mes Mirit dhe Selin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.