Miri, Edisa dhe Juela kanë kaluar kohë së bashku, ku nuk kanë munguar komentet dhe analizat për lojën e banorëve të tjerë në shtëpi.
Gjatë bisedës së tyre, në fokus u vendosën edhe Mateo dhe Brikena, për të cilët ata ndanë mendimet e tyre lidhur me afrimitetin që shfaqin shpesh në ekran.
Sipas tyre, dyshja shihen vazhdimisht të mbështetur diku dhe duke u përqafuar.
BBVA/Intsagram
Në një moment, situata mori një kthesë më humoristike, kur Miri dhe Juela vendosën t’i imitojnë.
Ata u ngritën në këmbë dhe Miri i tha Juelës: “Ti je Brikena, s’ke nevojë të bësh asgjë, vetëm rri se je Brikena”, duke lënë të kuptohet se sipas tij, ajo nuk ka pasur shumë rol aktiv në lojë.
BBVA/Intsagram
Më tej ai shtoi: “Mjafton të rrish drejt, asgjë mos bëj”, gjë që shkaktoi të qeshura mes tyre.
Imitimi i tyre u fokusua edhe te mënyra e përqafimit të Brikenës, e cila është komentuar shpesh edhe nga publiku, për shkak të qëndrimit të saj të veçantë – duke mos u afruar plotësisht dhe duke mbajtur një distancë të dukshme me trupin.
Në fund, Miri dhe Juela realizuan një përqafim që i ngjante shumë atij të Mateos dhe Brikenës, duke e kthyer momentin në një skenë mjaft argëtuese që nuk kaloi pa u vënë re. /Telegrafi/