KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kroatët shpikën fjalën e tyre për VAR-in, ja si do ta quajnë këtë teknologji në futboll

Kroatët shpikën fjalën e tyre për VAR-in, ja si do ta quajnë këtë teknologji në futboll

Gjuha kroate së fundmi është pasuruar me një fjalë të re, e cila synon të zëvendësojë termin “VAR”, i përdorur gjerësisht vitet e fundit në terminologjinë sportive, veçanërisht në futboll.

Sipas mediave kroate, pedagogia nga Osijeku, Josipa Curic, ka propozuar që për VAR të përdoret fjala “presudnik”.

Ky propozim është shpërblyer me çmimin për fjalën më të mirë të vitit nga revista “Jezik”.

Kujtojmë se VAR është bërë një term universal për sistemin e kamerave dhe teknologjinë që përdoret në futboll për analizimin e vendimeve të diskutueshme të gjyqtarëve, duke ndikuar ndjeshëm në uljen e gabimeve.

Në konkursin e organizuar nga revista “Jezik”, fjala “presudnik” doli fituese mes 412 propozimeve të paraqitura.

Më herët, në përpjekje për të kroatizuar terminologjinë sportive, janë propozuar edhe fjalë si “kuterac” për “korner” dhe “trogodak” për “hat-trick”.

Mbetet për t’u parë nëse këto terma do të gjejnë përdorim të gjerë në publik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.