KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

‘Shpërthejnë’ komentet negative për Mateon e Brikenën: ‘Sa falso, na e shpifët’ – vihet në dyshim marrëdhënia e tyre

‘Shpërthejnë’ komentet negative për Mateon e Brikenën: ‘Sa falso, na e shpifët’ – vihet në dyshim marrëdhënia e tyre

Një video e publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien mes Mateos dhe Brikenës, duke ngritur dyshime të forta te publiku për sinqeritetin e tyre.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, dyshja shihen duke u përqafuar, me Mateon që e tërheq Brikenën drejt vetes për një përqafim.

Megjithatë, ajo që ka rënë në sy të ndjekësve është reagimi i Brikenës, e cila duket disi e rezervuar dhe jo shumë emocionale, edhe pse ia kthen përqafimin.

BBVA/Instagram

Nuk është hera e parë që publiku vëren një distancë të tillë nga ana e saj. Që nga fillimi i programit, shumë shikues kanë komentuar se Brikena nuk ka shfaqur interes të madh ndaj Mateos, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për natyrën e raportit të tyre.

Pas publikimit të videos, komentet negative kanë “shpërthyer” në rrjetet sociale.

Disa prej reagimeve të ndjekësve kanë qenë mjaft të ashpra, ku nuk kanë munguar akuza si:

“Sa fallco je moj vajzë”

“Sa e kontraktuar është kjo vajzë”

“Sa pa lidhje, si adoleshentë”

“Na e shpifët”

Këto reagime tregojnë qartë se një pjesë e publikut nuk është e bindur për autenticitetin e kësaj marrëdhënieje.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të trajtohet kjo situatë në spektaklin Prime, ku pritet që dinamika mes tyre të komentohet më gjerësisht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.