KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Misajllovski: Situata e sigurisë në Maqedoni është e qëndrueshme

Misajllovski: Situata e sigurisë në Maqedoni është e qëndrueshme

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, tha se situata e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme dhe institucionet po e ndjekin nga afër situatën në rajon dhe më gjerë, veçanërisht për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike.

Ai tha se vendi është në koordinim të vazhdueshëm me aleatët e NATO-s dhe se shërbimet e sigurisë shkëmbejnë rregullisht informacione me vendet partnere. Sipas tij, për momentin nuk ka indikacione për kërcënim të sigurisë së vendit dhe se institucionet mbeten vigjilente dhe të gatshme të reagojnë nëse paraqiten rreziqe.

“Anëtarësimi në NATO është faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë. Aleanca siguron mekanizma për mbrojtje kolektive, por edhe koordinim më të mirë në përballjen me sfidat bashkëkohore të sigurisë”, theksoi Misajllovski gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Pro ose kundër”.

Ai shtoi se vendi po punon në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe modernizimin e Armatës që është pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e sigurisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.