Nga Ministria e Financave në një kumtesë për media thonë se në tre muajt e parë të vitit 2026, Buxheti shënoi realizim të qëndrueshëm dhe rritje në anën e të ardhurave, duke treguar përmirësim të arkëtimit.
Nga MF thonë se të ardhurat e përgjithshme në Buxhet arritën në 81.2 miliardë denarë, që paraqesin rritje prej 5.7% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025.
“Të ardhurat e përgjithshme tatimore u rritën për 4.7%, me ç’rast rritje më e lartë u regjistruar te tatimi mbi fitimin prej 23.6% dhe tatimi mbi të ardhurat personale prej 12.3%. Këthimi i TVSH-së u rrit për 17.3%, ose ndryshe u kthyen 12 miliardë denarë mjete ndaj ekonomisë. Në të njëjtën kohë, të ardhurat nga detyrimet e importit janë më të larta për 9.1%”.
“Të ardhurat jotatimore gjithashtu u rritën për 16.4% në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në anën e shpenzimeve, shpenzimet e përgjithshme janë 106.3 miliardë denarë, që paraqesin rritje prej 18.4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar”.
“Veçanërisht e rëndësishme është rritja e shpenzimeve kapitale, të cilat në tremujorin e parë arritën në 8.3 miliardë denarë, ku rezulton rritje prej 196.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar dinamikë të përforcuar të realizimit të investimeve kapitale”, thonë nga MF.