KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rritet inflacioni për 2.5% në Maqedoninë e Veriut

Rritet inflacioni për 2.5% në Maqedoninë e Veriut

Rritja e çmimeve të qirave dhe ushqimeve, kanë qenë faktorët kryesor që ndikuan në inflacionin e muajit shkurt 2026, i cili u regjistrua në 2,5%, nga 1,9 % në shkurt 2025. Krahasuar me muajin Janar 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,5 për qind.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 5,3 %, pasuar nga “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,3 %, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 4,2 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2,4 %, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,2 % secili, “Shërbimi arsimor” me 1,9 %, dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,7 %.

Në ndikimin e rritjes vjetore, grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” kontribuoi më shumë me 1,06 pikë përqindje, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,60 pikë përqindje. Gjithashtu ndikim pozitiv pati “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,15 pikë, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,13 pikë, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,11 pikë.

Grupi “Shërbimi arsimor” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” kontribuan me 0,06 pikë secili, “Transporti” dhe “Informacioni dhe komunikimi” me 0,03 pikë secili, ndërsa “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,02 pikë përqindje secili.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.