KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Guardiola kritikon kohën e pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare

Guardiola kritikon kohën e pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare

Pep Guardiola ka pranuar se do të preferonte shumë më tepër të luante në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme sesa të përballej me një orar të ndërprerë për shkak të pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Me Manchester Cityn që është jashtë Evropës, spanjolli tha se fokusi zhvendoset menjëherë te Liga Premier.

“Fatkeqësisht jemi jashtë, por duhet të përqendrohemi te kjo ndeshje dhe pastaj kemi një javë të gjatë për t’u përgatitur kundër Chelseat, një nga shanset e vetme që kemi për të qenë ende atje për Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Guardiola shprehu zhgënjim të madh me kohën e ndeshjeve miqësore.

“Është ende shumë e vështirë për mua të kuptoj se si është e mundur kur je nëntë muaj duke luajtur për të gjitha titujt, të shkosh në kontinente të ndryshme për ndeshje miqësore. Rreziku për lëndime është masiv. Nuk ka kuptim”, përfundoi trajneri i Cityt.

Ai vuri në dukje se lojtarët që nuk janë thirrur do të marrin të paktën një pushim të vlefshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.