KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro

Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro

Sipas raportit të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirasë së Tregut të Pasurive të Paluajtshme i Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme për vitin 2025, shtëpia më e shtrenjtë në vend u shit për 1,5 milion Euro në komunën Qendër.

Ndérsa banesa më e shtrenjtë e shitur ishte në Aerodrom për 166,500 euro, e hapësira më e shtrenjtë e zyrave u shit në Komunën Qendër për 6,8 milion euro.

Sipas raportit banesat mbeten më të kërkuarat në treg, duke përbërë 33% të shitjeve totale dhe 48% të vlerës totale të tregut.
Edhe pse numri i apartamenteve të shitura u ul me 3.9%, vlera e tyre u rrit me 10.8%, sipas raportit. Komunat Qendra, Aerodromi dhe Karposhi, në vitin 2025 i kishin çmimet mesatare më të larta të apartamenteve prej 1,692 euro/m²; 1,558 euro/m² dhe 1,419 euro/m².

Vlera totale financiare e realizuar e tregut është 1.14 miliardë euro, që përbën një rritje prej 12.9% krahasuar me vitin 2024. Pjesa më e madhe e kësaj vlere u realizua në tremujorin e katërt (314 milionë euro).

Toka bujqësore dhe pyjet marrin pjesë me 31% në numrin total të blerjeve, ndërsa toka ndërtimore me 14% shënon një rritje të ndjeshme të vlerës së blerjes prej 36%, krahasuar me vitin e kaluar. Shtëpitë përbëjnë 13% të numrit total të blerjeve dhe shitjeve, me një rritje prej 37% të vlerës së blerjes krahasuar me vitin e kaluar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.