Mesfushori Medon Berisha ka njoftuar se operimi ka përfunduar me sukses dhe mezi pret të rikthehet në fushë.
Ylli shqiptar pësoi një lëndim derisa ishte për Lecce, ndërsa pavarësisht se kishte shpresë se do të rikthehet për një periudhë më të shkurtër – rezultoi që lëndimi ishte më serioz dhe iu nevojit operimi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Medon Berisha ka informuar tifozët se gjithçka ka shkuar për mrekulli.
“Operimi shkoi shumë mirë. Falënderues për të gjithë që e bënë të mundur. Një falënderim i veçantë për Dr.Lasse Lempainen dhe ekipin e tij për punën e bërë, për Dr.Francesco Nuccio që erdhi me mua dhe familjes së Lecce që më qëndruan pranë”.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Shihemi së shpejti”, shkroi ai.
Ndërkohë, ky sezon ka përfunduar për Berishën, por ai do të rikthehet në verë për fazën parapërgatitore me Leccen./Telegrafi/