KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fuqia e futbollit: Shumëfish më shumë kërkime tani për Kosovën në Google nga Turqia, se sa kur shpallëm Pavarësinë

Fuqia e futbollit: Shumëfish më shumë kërkime tani për Kosovën në Google nga Turqia, se sa kur shpallëm Pavarësinë

Kombëtarja e Kosovës arriti mbrëmë një fitore historike ndaj Sllovakisë në kuadër të gjysmëfinales së playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

Tani ‘Dardanët’ do të përballen me Turqinë të martën në finalen vendimtare në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku do të përcaktohet se cila skuadër do të sigurojë biletën për në turneun më të madh në botë për shtete.

Ky triumf i Kosovës duket që ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të lartë në Turqi dhe këtë e dëshmojnë më së miri statistikat e publikuara nga Google Trends.

Google Trend

Madje nëse shohim kërkimet në shtatë ditët e fundit, vërejmë se Kosova është në mesin e dy temave më të kërkuara në Google në Turqi.

I njëjti trend është vërejtur edhe në Sllovaki, ndonëse jo në të njëjtën shkallë interesimi si në Turqi por që ishte e mjaftueshme duke marrë parasysh se ata janë një vend që nuk e njohin zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Google Trend

Ky rritje e jashtëzakonshme e interesimit tregon qartë se futbolli nuk është thjesht një lojë, por një forcë që bashkon njerëzit, zgjon kureshtje ndërkombëtare dhe se mund të tejkalojë kufijtë dhe të kthejë një vend të vogël në qendër të vëmendjes globale./Telegrafi/

Kërkimet në Google në Turqi gjatë 7 ditëve të fundit

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.