KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Do bëjmë gjithçka për të arritur Botërorin”, kapiteni i Shqipërisë flet para duelit ndaj Polonisë

“Do bëjmë gjithçka për të arritur Botërorin”, kapiteni i Shqipërisë flet para duelit ndaj Polonisë

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur hapur për ëndrrën e madhe të kombëtares shqiptare, kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

“Në këtë moment nuk jam në atë pikë se cilin ta preferoj. Por besoj se si kapiten të bëjmë një histori kaq të madhe do të ishte e mrekullueshme me Shqipërinë. Duhet të shohim hap pas hapi. Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë nesër”, tha Gjimshiti gjatë konferencës për media.

Shqipëria do të luajë të enjten gjysmëfinalen e ‘play-off’-it ndaj Polonisë në transfertë, dhe kapiteni shqiptar ka dhënë një vlerësim realist për mundësitë e skuadrës.

“Unë besoj se gjasat kur hyn në fushë janë 50-50. Të gjithë kur hyjmë në fushë duam fitore. Taktikën e vendos trajneri. Për të fituar ndaj Polonisë duhet të jemi të fortë në mbrojtje dhe sulm”, tha Gjimshiti.

Ai gjithashtu foli për sfidën specifike me sulmuesin polak, Robert Lewandowski.

“Do të jetë vështirë, pasi në vitet e fundit ka nivel të lartë. Është një prej sulmuesve që ka bërë karrierë të gjatë në nivele të larta”.

“Nuk do të jem vetëm për të ndalur Lewandowskin dhe tjerët. Duhet të jemi si ekip si në mbrojtje ashtu edhe sulm”, vazhdoi ai.

Pavarësisht sfidave, Gjimshiti shpreh besim te skuadra dhe gatishmëri për të dhënë maksimumin.

“Besoj se do të jemi gati të japim maksimumin. Kundërshtari ka nivel të lartë dhe do të provojmë të bëjmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr”, përfundoi 33-vjeçari./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.