KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Forca Kosova, forca Shqipëria”, Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës

“Forca Kosova, forca Shqipëria”, Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka treguar mbështetjen e saj për kombëtaren e Kosovës dhe të Shqipërisë në futboll përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqen të dyja, duke i shoqëruar me mesazhin inkurajues: “Paçit fat. Shpresoj të bëni histori dhe të arrini kualifikimin në Kupën e Botës”.

Në imazhin e publikuar shihen futbollistët e të dy ekipeve, të shoqëruar me sloganet: “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”.

Foto: Instagram

Kosova dhe Shqipëria kanë një mundësi të rëndësishme për të hyrë në histori, pasi sonte (e enjte) synojnë të sigurojnë një vend në Botëror.

Kosova luan kundër Sllovakisë, ndërkohë që Shqipëria ndaj Polonisë.

Mbështetja e artistes për ekipet kombëtare nuk është diçka e re, pasi ajo shpesh ka shprehur krenarinë për origjinën e saj.

Me këtë mesazh, ylli i famshëm i bashkohet valës së mbështetjes për futbollistët, duke u bërë thirrje atyre të japin maksimumin në ndeshjet vendimtare dhe të bëjnë krenarë tifozët shqiptarë kudo në botë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.