Një artikull i publikuar nga mediumi austriak Exxtra24.at është fshirë vetëm një ditë pasi u bë publik.
Në shkrimin e autorit Richard Schmitt, thuhej se “në Shqipëri, thashethemet, hetimet dhe tensionet politike po bashkohen në një çështje që po trondit bazën e pushtetit”.
Në qendër të zhvillimeve, sipas artikullit, është zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e Shqipërisë, Belinda Balluku, aktualisht ende në detyrë.
Sipas përmbajtjes së publikuar, ndërsa procedurat ligjore po marrin vrull, qarkullimi i një videoje të dyshuar me përmbajtje seksuale po i shton situatës një dimension tjetër, me pasoja të mundshme që mund të shkojnë përtej vetë figurës së ministres dhe të prekin zhvillimet politike në vend.
Megjithatë, vetëm një ditë pas publikimit, artikulli nuk është më i qasshëm në faqen zyrtare të mediumit austriak.
Deri tani nuk ka një sqarim publik nga Exxtra24.at lidhur me arsyet e fshirjes së lajmit, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për tërheqje editoriale, korrigjim përmbajtjeje apo ndonjë arsye tjetër.