Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur Artan Luzi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Luzi rrëfeu për lojtarët shqiptarë që e kanë lënë më shumë mbresë gjatë karrierës së tij, duke ndarë kujtime të gjalla dhe ndonjëherë të humorshme nga fushat e futbollit.
Ai kujtoi gjithashtu një episod gjatë një ndeshjeje që tregon temperamentin dhe përkushtimin e tij të rinisë.
“Për mua, përshembull lojtarët që kam pasur tek Tirana kanë qenë dy emra faktikisht. Njëri ka qenë i Dinamos, quhej Sylejman Demollari”.
“Më kujtohet njëherë, unë kam qenë shumë temperament, agresiv, i shpejtë, luftarak. Edhe më bëjnë ta markojë Sylejman Demollarin gjatë lojës, pas 20 minutash, Shyqyri Rreli ma ndryshon markaturën sepse nuk kuptova asgjë”.
“Kurse nga këta lojtarët kam pasur një lojtar quhej Shkëlqim Muça. Për Kosovën është akoma edhe sot që bëjë këtë punë që jam trajner, nuk e kam kuptuar ai, pesë vjet kemi ndenjur bashkë, a luante me të majtën apo të djathtën”, ka rrëfyer Luzi.
Episodin e plotë me Artan Luzin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/