KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristi Lamajt nga Big Brother VIP Albania

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristi Lamajt nga Big Brother VIP Albania

Para disa ditësh, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u lexua një zarf i zi, përmes të cilit u njoftua për përjashtimin e menjëhershëm të Kristi Lamajt nga gara.

Në atë moment, produksioni nuk dha detaje për arsyet e këtij vendimi, duke lënë publikun dhe banorët në mister.

Gjatë spektaklit të së shtunës, u publikua më në fund klipi i plotë i Kristit, ku ai shfaqet në oborrin e shtëpisë duke bërë një monolog për ftesën që mori për pjesëmarrje dhe për gjithë rrugëtimin e tij në format.

Në fjalën e tij, ai u shpreh: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Kristi”, duke reflektuar mbi eksperiencën e tij brenda shtëpisë.

Në fund të klipit, u zbulua edhe arsyeja kryesore e përjashtimit: Kristi shihet duke kapërcyer murin rrethues të shtëpisë, veprim që e kishte bërë edhe dy herë më parë.

Ky ishte rasti i tretë, gjë që çoi në vendimin për përjashtimin e tij përfundimtar nga gara. /Telegrafi/


BBVA/YouTube

BBVA/YouTube

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.