KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Debutimi me Tiranën, puna me Ernest Muçin dhe aventura me Dukagjinin – Artan Luzi, mysafir në Arena e Yjeve

Debutimi me Tiranën, puna me Ernest Muçin dhe aventura me Dukagjinin – Artan Luzi, mysafir në Arena e Yjeve

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur Artan Luzi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gjatë bisedës, Luzi rrëfeu për emocionet e para kur debutoi me fanellën e Tiranës si 16-vjeçar, duke përshkruar ndjenjat e para të paraqitjes së tij të parë në futbollin profesionist. Ai tregoi se si ndjeu presionin, por edhe kënaqësinë e papërshkrueshme të hapjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij.

Trajneri foli gjithashtu për futbollistët shqiptarë që e kanë lënë më shumë mbresë gjatë karrierës së tij, duke përmendur dy emra të jashtëzakonshëm që sipas tij kanë cilësi teknike dhe mentalitet të rrallë në fushë.

Një pjesë e bisedës u fokusua tek momenti kur zbuloi Ernest Muçin, një lojtar me talent të jashtëzakonshëm, duke treguar sesi e stërviste dhe si e ndihmoi të zhvillohej në një futbollist të nivelit të lartë.

Luzi zbuloi gjithashtu eksperiencat e hershme në Kosovë, duke rrëfyer ardhjen te Prishtina, stërvitjen e parë dhe yjet që gjeti në skuadër, si dhe ambientin që e ndihmoi të konsolidohej si futbollist.

Një tjetër moment i rëndësishëm që Luzi ndau me ndjekësit ishte rikthimi i Dukagjinit dhe pjesëmarrja historike e ekipit në Evropë, duke kujtuar emocionet dhe rëndësinë e atyre arritjeve për klubin dhe vetë karrierën e tij.

Episodin e plotë me Artan Luzin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.