Viti shkollor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë territorin e të gjithë shtetit fillon më 20 janar, konfirmoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila vizitoi Universitetin “Goce Delçev” në Shtip.
“Dje patëm një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për Shëndet Publik se nuk do të ketë pengesa për vitin e ri shkollor.
U bëj thirrje prindërve, nxënësve të jenë të rregullt në shkollë dhe të mungojnë sa më rrallë që të jetë e mundur. Sepse të gjitha testet në Maqedoni dhe kudo në botë tregojnë se nxënësit që ndjekin rregullisht shkollën arrijnë rezultate më të mira”, thotë Janevska.
Në apelin e saj drejtuar prindërve porositi se duhet të ndalojnë me praktikën që t’i justifikojnë orët dhe dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre të bëjnë pushime gjatë vitit shkollor dhe siç tha “fëmijët duhet të jenë në shkollë nga dita e parë deri në të fundit, përveç kur shteti, për shkak të ndonjë force më të madhe, vendos që kjo të mos ndodhë”.