Inter ka refuzuar ofertat e Arsenalit dhe Manchester United për sulmuesin e ri shumë të vlerësuar Francesco Pio Esposito, duke nënvizuar vendosmërinë e klubit për ta mbajtur në skuadër një nga talentet më premtuese të futbollit italian.
Sulmuesi adoleshent shihet brenda klubit si një yll i së ardhmes, me trajnerin Cristian Chivu dhe drejtorin sportiv Piero Ausilio që e konsiderojnë atë praktikisht të paprekshëm në merkato.
Pavarësisht interesimit në rritje nga gjigantët e Ligës Premier, të cilët po monitorojnë nga afër zhvillimin e tij, Interi e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të negociojë një transferim në këtë fazë.
“Nerazzurrët” besojnë se Esposito ka potencialin për t’u bërë një figurë kyçe në projektin afatgjatë të klubit dhe po planifikojnë me kujdes përparimin e tij, me synimin që ai të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë në vitet në vijim.
20-vjeçari deri më tani këtë edicion është aktivizuar në 35 ndeshje, ku ka shënuar shtatë goladhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/