KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Meloni reagon pas takimit me Ramën, rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë

Meloni reagon pas takimit me Ramën, rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të enjte në Romë nga homologja italiane Giorgia Meloni, në një takim zyrtar në “Palazzo Chigi”.

Sipas njoftimit të qeverisë italiane, takimi vjen pesë muaj pas samitit ndërqeveritar të zhvilluar në Romë dhe ka shërbyer për të bërë një bilanc të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë bisedës, dy liderët janë ndalur te forcimi i partneritetit në disa sektorë kyç, me fokus të veçantë te lidhjet infrastrukturore, industria e mbrojtjes dhe bashkëpunimi në fushën e migracionit.

“Presidentja e Këshillit të Ministrave, Giorgia Meloni, priti sot në ‘Palazzo Chigi’ Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të Romës, takimi shërbeu për të bërë një bilanc të forcimit të partneritetit mes dy vendeve në sektorët me interes të përbashkët, me fokus të veçantë te ndërlidhja, industria e mbrojtjes dhe bashkëpunimi në fushën e migracionit”, thuhet në njoftimin e qeverisë italiane.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.