Antonio Rudiger është shumë pranë rinovimit të kontratës me Real Madridin.
Sipas gazetarit, Matteo Moretto, mbrojtësi gjerman, kontrata aktuale e të cilit përfundon në qershor, është në bisedime të avancuara me klubin dhe marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti.
Në të njëjtën kohë, mesfushori Dani Ceballos duket se është drejt largimit nga “Los Blancos” gjatë kësaj vere.
Ajax ka shfaqur interes konkret dhe tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit.
Ndërkohë, talenti i ri i akademisë, Valdepenas, i cili debutoi këtë sezon me ekipin e parë, po tërheq vëmendjen e disa klubeve evropiane.
Milani është tërhequr për momentin nga gara për shkak të pakënaqësisë me formulën e ndarjes 50% të kartonit të lojtarit, ndërsa Eintracht Frankfurt konsiderohet aktualisht si kandidati më i avancuar për transferimin e tij.
Real Madridi pritet të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar veror, teksa klubi po përgatit një fazë të re ristrukturimi të skuadrës. /Telegrafi/