Prezenca e qenve agresivë në qytetin e Mitrovicës, është kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha për qytetarët.
Kështu ka bërë të ditur kryetari Faton Peci, i cili njoftoi se tashmë është iniciuar procedura për trajtimin e këtij problemi.
Në një reagim publik, Peci tha se angazhimi institucional është maksimal për t’i dhënë zgjidhje një çështjeje që, sipas tij, ka vite që mbetet problem për sigurinë publike.
“Një prej shqetësimeve dhe problemeve më akute në qytet ka të bëjë me prezencën e theksuar të qenve agresivë. Angazhimi ynë është maksimal që këtij problemi të kahmotshëm t’i gjendet zgjidhja. Sot, u bë inicimi i procedurës për trajtimin e qenve agresivë. Siguria e qytetarëve në radhë të parë”, ka deklaruar ai.
Detaje të mëtejshme lidhur me mënyrën e trajtimit, afatet kohore dhe institucionet që do të përfshihen në proces pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim. /Telegrafi/