KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lirohet nga arresti profesori i përfshirë në rastin e dhunës fizike në shkollën “Pavarësia”

Lirohet nga arresti profesori i përfshirë në rastin e dhunës fizike në shkollën “Pavarësia”

Profesori i akuzuar për rastin e dhunës në Shkollën “Pavarësia” në Prishtinë është liruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e prokurorisë, Kaltrina Shala.

Sipas saj, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës dhe në bazë të tyre, Prokuroria kishte inicuar procedurë penale dhe i dyshuari ishte ndaluar për 48 orë për dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” sipas nenit 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit kishte paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor, por vendimi përfundimtar i mbetet gjykatës kompetente.

Sa i përket të miturit të përfshirë në rast, Prokurori i Departamentit për të Mitur ka iniciuar rastin me veprën penale “Sulmi” dhe po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme për këtë çështje.

Liria e profesoriti vjen ndërkohë që hetimet mbi rastin vazhdojnë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.