Ish-ylli i kombëtares së Anglisë, Steven Gerrard, beson se klubet arabe që aktualisht ndodhen në krye të tabelës mund të konkurrojnë pa problem në një ligë me nivelin e Ligës Premier.
Gerrard ka drejtuar më parë Al-Ittihad për një sezon e gjysmë para se kontrata e tij të ndërpritej për shkak të rezultateve jo të mira në Superligën e Arabisë.
“Superliga e Arabisë nuk është aq e lehtë sa mendojnë disa; është jashtëzakonisht konkurruese dhe ka një përbërje fantastike yjesh”, tha Gerrard.
“Nga pikëpamja ime, klubet kryesuese të këtij kampionati mund të konkurronin lehtësisht në Ligën Premier, sepse po flasim për lojtarë të klasit të lartë si Karim Benzema dhe Aleksandar Mitrovic, ish-lojtari i Al-Hilal”.
“Ka një plan të qartë nga zyrtarët e futbollit arab, që është ngritja e standardit të lojës duke i ekspozuar të gjithë lojtarët ndaj yjeve si Cristiano Ronaldo dhe Benzema”.
“Nëse puna vazhdon në këtë nivel, kombëtarja arabe do të ketë një ndikim të rëndësishëm në Kupën e Botës 2034”, ka deklaruar Gerrard.
Më herët gjatë karrierës së tij si trajner, Gerrard ka drejtuar gjithashtu edhe klube si Rangers dhe Aston Villa./Telegrafi/