KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona i ofron kontratë të re veteranit, por me pagë të përgjysmuar

Barcelona i ofron kontratë të re veteranit, por me pagë të përgjysmuar

Barcelona ka bërë një përpjekje për ta mbajtur Andreas Christensen edhe pas përfundimit të sezonit, por oferta e tyre mund të mos jetë ndër më tërheqëset që mbrojtësi danez do të marrë në muajt në vijim.

Mbrojtësi danez ka kaluar pjesën më të madhe të tre sezoneve të fundit duke luftuar me lëndime, dhe vendimi i Barcelonës për t’i ofruar një kontratë të re ka befasuar shumëkënd.

Christensen është në vitin e fundit të kontratës së tij, katër vite pasi iu bashkua klubit si lojtar i lirë. 29-vjeçari aktualisht është jashtë fushave deri në maj dhe, edhe nëse rikthehet para fundit të sezonit, nuk pritet të ketë rol të madh.

Megjithatë, ai së fundmi është rikthyer në stërvitje individuale në fushë, çka lë të kuptohet se mund të rikthehet që gjatë këtij muaji. Barcelona tashmë i ka dërguar një ofertë agjentit të tij.

Sipas informacioneve nga Sport, kontrata e ofruar përfshin një ulje page prej rreth 50% dhe është për një periudhë dyvjeçare.

Barcelona beson se ai mund të jetë ende një pjesë e dobishme e skuadrës dhe vlerëson profesionalizmin e tij gjatë kohës në klub, por duket qartë se dëshiron ta mbajë me kosto më të ulët për shkak të historikut të lëndimeve.

Gjithashtu, është raportuar se klubi katalanas mund të jetë i gatshëm ta shesë Christensenin nëse arrin një marrëveshje për Alessandro Bastoni.

Megjithatë, brenda klubit nuk ka ende qartësi nëse Christensen do ta pranojë këtë ofertë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.