Agjenti i Christian Kofane, Eric Depolo ka konfirmuar se Barcelona dhe Arsenali janë ndër klubet që po tentojnë aktivisht të transferojnë sulmuesin 19-vjeçar të Bayer Leverkusen.
Reprezentuesi i Kamerunit konsiderohet një nga talentet më premtues në futbollin evropian aktualisht.
Kofane u transferua në Evropë sezonin e kaluar te Albacete në Segunda Division, ku realizoi 8 gola dhe dha 1 asist në 20 paraqitje. Real Madridi, Betisi dhe Sevilla shfaqën interes, por Leverkuseni fitoi garën duke e transferuar për 5 milionë euro.
Te Leverkuseni, sulmuesi ka vazhduar formën e mirë, duke regjistruar 7 gola dhe 8 asistime në 39 paraqitje (një kontribut në gol çdo 116 minuta).
Depolo i tha Daily Arsenal: “Po, interesi i Arsenalit është real. Trajneri (Mikel Arteta) e pëlqen shumë”.
“Edhe klubet e mëposhtme kanë qenë të interesuara: Chelsea, Newcastle, Everton, Brentford, Barcelona dhe Bayern Munich”.
Shkathtësia e tij për të luajtur në disa role në sulm, aftësia për të finalizuar dhe zhvillimi i shpejtë e bëjnë atë një objektiv shumë tërheqës për klubet e mëdha që synojnë të investojnë për të ardhmen./Telegrafi/