KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dosja Epstein ‘rrëzoi’ Pam Bondin? Brenda vendimit të Trumpit për shkarkimin e saj

Dosja Epstein ‘rrëzoi’ Pam Bondin? Brenda vendimit të Trumpit për shkarkimin e saj

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme të vendit, Pam Bondi.

Përmes një njoftimi të shkurtër, Trump njoftoi fundin e mandatit 14-mujor të një prej aleateve të tij më të ngushta, duke cituar nevojën për një “drejtim të ri” në Departamentin e Drejtësisë (DOJ).

Sipas një analize të detajuar nga The Economist, rënia e Bondit erdhi si pasojë e disa faktorëve kyç që “gërryen” besimin e Shtëpisë së Bardhë:

Ndonëse Bondi nisi një fushatë agresive për të hetuar rivalët politikë të Trumpit (të ashtuquajturin “Deep State”), ajo dështoi të siguronte dënime në gjykatë.

Kjo vonesë ‘irritoi’ presidentin, i cili kërkonte “fitore” të shpejta dhe goditëse.

Menaxhimi i dokumenteve sekrete të Jeffrey Epstein gjithashtu rezultoi fatal.

Gabimet teknike që nxorën zbuluar emrat e viktimave dhe akuzat për fshehje dokumentesh nxitën një revoltë të papritur edhe brenda bazës mbështetëse të Trumpit.

Gjatë vitit të kaluar, Bondi udhëhoqi spastrimet më të mëdha në historinë e DOJ, duke larguar qindra prokurorë. Ky destabilizim, në fund, e la atë pa mbrojtje dhe pa një strukturë efikase për të kryer urdhrat e Shtëpisë së Bardhë.

Analistët e shohin largimin e saj si një mesazh të qartë: në administratën aktuale, besnikëria absolute është vetëm pika e nisjes.

Pa rezultate politike të prekshme dhe pa aftësinë për të menaxhuar krizat, asnjë bashkëpunëtor nuk konsiderohet i paprekshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.