KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

​Vetëm 27 deputetë në sallë, s’ka kuorum për votimin e rezolutës për rritjen e çmimit të naftës

​Vetëm 27 deputetë në sallë, s’ka kuorum për votimin e rezolutës për rritjen e çmimit të naftës

Kuvendi nuk ka pasur kuorum për ta votuar rezolutën e prezantuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas debatit parlamentar për rritjen e çmimit të naftës.

Kësisoj, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, i cili e ka kryesuar sot këtë seancë të jashtëzakonshme, tha se kjo rezolutë do të votohet në seancën e ardhshme.

“Janë 27 deputetë sipas administratës, gjë që e bën të pamundur për ta votuar. Kështu që votimi i kësaj rezolute bartet për seancën e ardhshme, duke shpresuar që të paktën ata që e kanë nënshkruar këtë rezolutë të vijnë dhe të votojnë”, tha ai.

Kjo seancë e jashtëzakonshme është karakterizuar me përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës por edhe kryeministrit e anëtarëve tjerë të kabinetit qeveritar.

Pas pauzës, kanë munguar numër i madh i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ministrat.

Kjo seancë e jashtëzakonshme është ftuar nga partitë opozitare, ndërkaq rezoluta është prezantuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku- Sadriu, përmes kësaj rezolute, ka kërkuar nga qeveria uljen e përkohshme të akcizës nga 36 cent në 20 cent në litër me afat të përkohshëm.

Po ashtu, është kërkuar edhe ulja e përkohshme e TVSh-së në karburante, por edhe që urgjentisht të gjej forma për të subvencionuar çmimin e naftës për bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendor.

Këto janë kundërshtuar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, ku ka pasur kundërshtime e replika mes pozitës e opozitës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.