Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, është shfaqur e zhgënjyer nga sjellja e Labinot Rexhës.
“Kuku, me kon paskam nejt deri sot. Ky është Labi që paragjykon femrat”, është shprehur ajo.
Benita iu drejtua më pas me tone edhe më të ashpra, duke e akuzuar drejtpërdrejt: “Ti je një ofendues i lindur”.
Foto: Instagram
Kjo erdhi pasi një Prime banorja mësoi disa gjëra që Labi dhe Ludo Lee kishin thënë pas shpinës.
Ndonëse qëndroi vazhdimisht me ta, pati momente ku u zbulua se ata po e shtynë Benitën për veprimet kundrejt konkurrentëve tjerë.
Foto: Instagram
E pas spektaklit, këngëtarja u shpreh e penduar për afërsinë që krijoi veçanërisht me Labin.
Tensioni në shtëpi është rritur marrë parasysh se kanë ngelur vetëm edhe pak javë për në finale. /Telegrafi/