KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Shkodrës, policia rrethon zonën

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Shkodrës, policia rrethon zonën

Shpërthim me lëndë plasëse rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme në Shkodër.

Raportohet për dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pas godinës së Bashkisë Shkodër. Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Nga shpërthimi janë thyer xhamat e disa pallateve pranë zonës. Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e një banese, në pronësi të një 60-vjeçari.

Policia vijon hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur motivin e ngjarjes./Tv Klan

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.