KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gjyqtarëve kosovarë iu besohen dy ndeshje të Ligës së Konferencës

Gjyqtarëve kosovarë iu besohen dy ndeshje të Ligës së Konferencës

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka vazhduar t’iu besojë gjyqtarëve nga Kosova, duke i deleguar dy katërshe gjyqtarësh në dy ndeshje të rëndësishme të Ligës së Konferencës, të vlefshme për raundin e dytë kualifikues.

UEFA i ka besuar gjyqtarit kosovar me stemën ndërkombëtare, Mervan Bejtullahut, drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Ilves dhe Stjarnan, e cila zhvillohet më 30 korrik në Tammelan Stadion, Tampere, me fillim nga ora 18:00.

Ai do të asistohet nga gjyqtarët tjerë nga Kosova, Edmond Zeqiri dhe Bashkim Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Përveç Bejtullahut me kolegë, UEFA i ka besuar edhe gjyqtarit tonë tjetër, Genc Nuza, drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Gent dhe LNZ Cherkasy, e cila zhvillohet më 30 korrik në KAA Gent Arena, Ghent, me fillim nga ora 20:30.

Në këtë ndeshje, Nuza do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa dhe Pashtrik Burrniku, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.

Sipas FFK-së, këto delegime përfaqësojnë një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA dhe dëshmi të besimit të vazhdueshëm në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.