KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Zendaya mahnit në premierën e “Spider-Man: Brand New Day” përkrah Tom Holland, me një fustan të zi spektakolar

Zendaya mahnit në premierën e “Spider-Man: Brand New Day” përkrah Tom Holland, me një fustan të zi spektakolar

Zendaya ka tërhequr vëmendjen në premierën e filmit “Spider-Man: Brand New Day” në Los Angeles, ku u shfaq krah bashkëshortit të saj, Tom Holland, me një paraqitje elegante dhe të guximshme.

Aktorja 29-vjeçare zgjodhi për mbrëmjen një fustan të zi avangard nga Ashi Studio, me një dekolte të thellë, detaje korseti prej sateni dhe një bisht të veçantë anash që i jepte veshjes një pamje dramatike.

Fustani zbuloi edhe tatuazhin e saj delikat me shkronjën “t”, të cilin ajo e ka bërë në nder të Tom Holland, shkruan DailyMail.

Zendaya e kompletoi dukjen me flokë të stiluar me xhel, grim me sy të theksuar dhe buzë në nuanca natyrale.

Ajo mbante gjithashtu vathë luksozë nga Maison Boucheron dhe një palë taka të zeza me detaje në formën e merimangës, një referencë për universin e “Spider-Man”.

Ndërkohë, Tom Holland u shfaq në tapetin e kuq me një kostum të kuq të personalizuar nga Jacquemus, të kombinuar me këmishë të së njëjtës ngjyrë dhe kravatë blu të errët.

Çifti u fotografua duke qeshur dhe duke u mbajtur për dore, duke dhuruar momente të ëmbla për fansat.

Në filmin e ri, Holland rikthehet në rolin e Peter Parker, ndërsa Zendaya vazhdon të interpretojë personazhin e MJ.

“Spider-Man: Brand New Day” pritet të dalë në kinema më 31 korrik dhe është një nga projektet më të shumëpritura të Marvel. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.