KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Ahmeti po vepron kundër Marrëveshjes së Ohrit

VLEN: Ahmeti po vepron kundër Marrëveshjes së Ohrit

Nga VLEN sot thonë se Ali Ahmeti po bllokon Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, duke goditur një nga shtyllat themelore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Udhëheqësia e pareformuar e BDI-së, e dëshpëruar që shqiptarët e dërguan në opozitë, tani po ndërmerr veprime që shkojnë drejtpërdrejt kundër interesave të shqiptarëve.

Në Reçicë të vogël kanë përgatitur një skenar të rrezikshëm. Duan të krijojnë përshtypjen se të drejtat e shqiptarëve janë të rrezikuara vetëm pse BDI-ja nuk është pjesë e Qeverisë. Për ta, duket se shqiptarët kanë të drejta vetëm kur ata janë në pushtet dhe kur njerëzit e tyre ulen në kolltuqet e institucioneve.

Udhëheqësia e korruptuar e BDI-së nuk mund ta pranojë faktin se shumica e shqiptarëve e dërguan në opozitë. Prandaj tani ka vendosur të hakmerret pikërisht ndaj tyre, duke bllokuar ligjin që synon ta garantojë përfundimisht përfaqësimin e drejtë.
Nuk u mjaftoi që keqpërdorën fondet evropiane dhe që nuk siguruan ujë të pastër për banorët e Zajazit dhe Gostivarit. Nuk u mjaftuan me aferën “Soravia” në Shkup, me Daka Davidoviqin në Tetovë dhe me të gjitha marrëveshjet e tjera të dyshimta. Tani kanë vendosur ta përdorin edhe kauzën shqiptare, duke menduar se nëse krijojnë kaos, qytetarët do t’i rikthejnë sërish në pushtet.
Por ky skenar nuk kalon më.

BDI-ja tashmë është demaskuar plotësisht. Qytetarët prej kohësh ua njohin mënyrën e veprimit. Pas retorikës së tyre patriotike kanë mbetur vetëm tenderistë që luftojnë për poste, privilegje dhe mundësinë për t’i mbushur sërish xhepat e tyre.

Shqiptarët ua treguan një herë derën e opozitës. Nëse vazhdojnë ta bllokojnë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe të veprojnë kundër Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, do të mbeten në opozitë edhe për një kohë shumë të gjatë”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.