- Skenari i seancës së nesërme që e dakorduan partitë – drejtohet nga Dehari
- Chelsea ndalet me barazim nga Leeds United
- Si ta kuptoni që marrëdhënia juaj është në krizë?
- Tërmet në Tetovë
- Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën, epiqendra në Shtërpcë
- A janë gati Barella dhe Calhanoglu për “Derby d’Italia”?
- Pretendohet se Epstein është gjallë, BBC verifikon të vërtetën
- Rasti në shkollën “Pavarësia”, ROSCAP dënon dhunën në shkolla dhe kërkon masa urgjente për sigurinë e nxënësve dhe mësimdhënësve
Author: korrektpress
Pensionistët dhe familjet e tyre do të marrin mbështetje më të madhe financiare në momentet më të vështira. Bordi Drejtues i Fondit Pensional të Republikës së Maqedonisë ka vendosur të rrisë kompensimin në rast vdekjeje nga 35.000 në 40.000 denarë, në përgjigje të kostove në rritje të shërbimeve të varrimit dhe presionit të shtuar social mbi këtë kategori qytetarësh.Vendimi, i iniciuar nga Organizata e Regjistruar për Fondin e Solidaritetit, parashikon pagesën e një shume më të lartë në rast të vdekjes së përfituesit të pensioneve, ndërsa zbritja mujore nga pensionet për fondin e solidaritetit do të rritet nga 140 në…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar.Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan, të enjten në ora 10:15. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar edhe sulmuar zyrtarët policorë”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga: Matt Robison / Newsweek Përkthimi: Telegrafi.comPër rivalët, tallja e presidentit Donald Trump është bërë thuajse refleks automatik, aq bajat saqë mezi shkakton interesim edhe kur është plotësisht e merituar. Por, ajo që po bëhet interesante në fund të vitit është se sa shumë po përhapet ky sentiment: duket se shumë prej mbështetësve të Trumpit po e kuptojnë se gjithçka që kanë marrë gjatë vitit 2025 ka qenë vetëm zhurmë.Viti i Trumpit, me fjalët e Makbethit, “nuk është veç se prrallë, prej budallaj, plot buj’ e plot tërbim” [sipas përkthimit të Nolit – shën. i Telegrafit]. Në një çështje pas…
Në mbrëmjen festive të 25 dhjetorit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi një intervistë të gjerë dhe të veçantë.Në një rrëfim të hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni për zhvillimin e futbollit shqiptar.Gjatë bisedës, Presidenti Duka u ndal te puna e përditshme në krye të Federatës, te progresi i futbollit kombëtar dhe ambicia për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, një objektiv që, sipas tij, mbështetet në punën e vazhdueshme dhe potencialin…
Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu, ditë më parë dhanë publikisht lajmin e gëzueshëm se janë bërë prindër për herë të parë. Ky moment i veçantë shënoi një kapitull të ri dhe shumë emocionues në jetën e çiftit.Prindërit e rinj zbuluan gjithashtu se vajza e tyre quhet Miresa, një emër unik që përçon një lidhje simbolike me emrat e tyre. Vesa Vllasaliu/InstagramDeri më tani, çifti nuk kishte ndarë asnjë imazh krah vajzës së tyre.Megjithatë, Vesa vendosi të ‘thyente akullin’. Ajo publikoi një video shumë të ëmbël në rrjetet sociale, ku Mirlindi shfaqet…
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17 min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, i pandehuri I.K., në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtar i Doganës së Kosovës, ka tejkaluar kompetencat e tij duke shkelur procedurat standarde të operimit të Doganës së Kosovës.“I njëjti, duke mos zbatuar detyrimet ligjore për kontroll të automjeteve, personave dhe mallrave, ka lejuar kalimin pa kontroll të një automjeti…
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për rregullimin e ujësjellësit në fshatin Pjetërshticë, projekt ky në vlerë rreth 400 mijë euro.Sipas njoftimit, projekti financohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe synon zgjidhjen përfundimtare të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë fshat.Punimet tashmë kanë nisur dhe pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë gjatë muajve në vijim, varësisht nga kushtet atmosferike.Kryetari Aliu theksoi se realizimi i këtij projekti është në përputhje me zotimet e dhëna ndaj qytetarëve, duke vlerësuar se investimi do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për…
Nga 1 janari 2026, qytetarët do të paguajnë participim pak më të lartë për disa shërbime shëndetësore, njoftoi Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH). Rritja vlerësohet si “simbolike” dhe, siç theksojnë autoritetet, përfaqëson rregullim të çmimeve që nuk janë rregulluar me vite.Sipas njoftimeve, participimi për shërbimet për të cilat më parë paguheshin 40 denarë do të rritet në 60 denarë. FSSH thekson se ky rregullim nuk do ta rëndojë ndjeshëm buxhetin e qytetarëve, por do të kontribuojë në një financim më të mirë të sistemit shëndetësor.Ekzaminimi specialistik do të rritet nga 380 denarë në 720 denarë. Ndërsa paketa e përgjithshme e…
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka njoftuar se sot do të mbahet një tubim me qytetarët.Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet në orën 17:45, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë.Brahimaj ka ftuar mbështetësit dhe qytetarët që t’i bashkohen këtij aktiviteti, duke theksuar vazhdimësinë e angazhimit të tij politik në kuadër të AAK-së, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Një incident i pakëndshëm ka ndodhur për çiftin e njohur, Adrit dhe Ilirianën, të cilëve u është vjedhur vetura gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e bëri të ditur vetë Adri përmes një njoftimi në profilin e tij në Instagram, ku ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur automjetin e humbur.“Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, shkruan Adri në postimin e tij. Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës.Automjeti në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari