KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rritet në 40.000 denarë kompensimi për shërbimet e varrimit për pensionistët në Maqedoni

Rritet në 40.000 denarë kompensimi për shërbimet e varrimit për pensionistët në Maqedoni

Pensionistët dhe familjet e tyre do të marrin mbështetje më të madhe financiare në momentet më të vështira. Bordi Drejtues i Fondit Pensional të Republikës së Maqedonisë ka vendosur të rrisë kompensimin në rast vdekjeje nga 35.000 në 40.000 denarë, në përgjigje të kostove në rritje të shërbimeve të varrimit dhe presionit të shtuar social mbi këtë kategori qytetarësh.

Vendimi, i iniciuar nga Organizata e Regjistruar për Fondin e Solidaritetit, parashikon pagesën e një shume më të lartë në rast të vdekjes së përfituesit të pensioneve, ndërsa zbritja mujore nga pensionet për fondin e solidaritetit do të rritet nga 140 në 150 denarë.

Qëllimi, siç thuhet nga Fondi, është të ruhet stabiliteti financiar dhe likuiditeti i sistemit.

Sipas Stanka Trajkovës, anëtare e Bordit Drejtues dhe kryetare e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, rritja simbolike prej 10 denarësh për pensionist në bazë mujore do të sigurojë fonde shtesë të konsiderueshme, veçanërisht duke pasur parasysh rritjen e numrit të pensionistëve në dhjetor 2025./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.