- Mësohen prapaskenat si dështoi shitja e Edouardo Camavingas te gjiganti evropian për 50 milionë euro
- Një mobilie mund të zëvendësojë pothuajse gjithë korridorin
- “Anëtarësimi në NATO dhe BE”, Kurti takon delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror
- Venecia 2026: Këto janë tendencat e bukurisë që tërhoqën vëmendjen në tapetin e kuq
- Policia kthen prapa rreth 15 vetura me simbole shtetërore e kombëtare në Mitrovicë të Veriut
- Ukraina përgatitet për një dimër të ashpër ndërsa sulmet ruse godasin ekonominë
- Rimac ka finalizuar marrjen e “kontrollit më të madh” mbi Bugatti
- Nga zhdukja nga publiku te deklaratat për amësinë: Shenjat që paralajmëruan fëmijën e Lady Gaga-s
Author: korrektpress
Roberto Mancini, 61-vjeç, ka marrë sërish drejtimin e përfaqësueses së Italisë. Ai e kishte udhëhequr më parë kombëtaren italiane nga viti 2018 deri në vitin 2023, periudhë gjatë së cilës e shpalli Italinë kampione të Evropës. Pas aventurës si trajner i Arabisë Saudite, Mancini është rikthyer në stolin e “Azzurrëve”, ndërsa mbështetjen më të madhe vazhdon ta ketë nga bashkëshortja e tij, Silvia Fortini. View this post on Instagram A post shared by Silvia Fortini (@silvia_fortini)Silvia Fortini është 45 vjeçe dhe është 16 vjet më e re se Mancini. Ajo është një avokate e njohur, e specializuar në të drejtën…
LSDM ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski në lidhje me pretendimet e tij se ekonomia e Maqedonisë është e treta në Evropë. Nga LSDM thonë se Mickoski merret me magji.”Nuk jemi më “ekonomia e tretë në Evropë”. Tani kemi një rritje më të lartë se i gjithë Bashkimi Evropian. Dhe jemi të parët në Evropë për sa i përket përqindjes së rritur të turistëve. Bravo”.”Ndërsa qytetarët numërojnë nëse do të mbijetojnë muajin, ndërsa shporta e konsumatorit po thyen rekorde, ndërsa karburanti po rritet në çmim për javën e dytë radhazi, ndërsa fermerët po shesin nën çmimin minimal, ndërsa të…
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj ka zhvilluar një aksion inspektimi në disa auto-parkingje në kuadër të hetimeve dhe masave për parandalimin e shmangies së tatimit, informalitetit dhe shkeljeve në fushën e marrëdhënieve të punës.Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse ligjzbatuese.Kontrollet janë zhvilluar të martën, nga ora 09:20 deri në 15:30, ku janë inspektuar gjithsej 32 auto-parkingje në qytetin e Ferizajt.Gjatë inspektimeve, sipas autoriteteve, janë evidentuar shkelje të ndryshme nga ana e pronarëve të bizneseve, ndërsa për të gjitha gjetjet janë përpiluar…
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për lëndim trupor pas një përleshjeje që ka ndodhur në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, rreth orës 21:25, ndërsa dyshohet se lidhet me një konflikt të mëhershëm të ndodhur një ditë më parë, për të cilin ishte iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.Nga hetimet fillestare dyshohet se më 28 korrik, në rrugën “Dituria” në fshatin Paldenicë, dy personat e dyshuar me inicialet F.K., 22 vjeç, dhe F.K., 20 vjeç, kanë sulmuar një 23-vjeçar duke përdorur mjete…
Portieri legjendar gjerman dhe ikona e Bayernit, Manuel Neuer, po përgatitet për sezonin e tij të 16-të me gjigantët bavarezë, i cili do të jetë edhe sezoni i tij i 21-të në Bundesligë. Megjithatë, është gjithnjë e më e sigurt se sezoni 2026/2027 do të jetë edhe i fundit në karrierën e tij.Edhe pse po hyn në vitin e tij të 40-të dhe ka një sezon dhe performancë disi më të dobët në Kupën e Botës pas tij, me konkurrencën në rritje në formën e Jonas Urbig më të ri, Neuer foli hapur për planet e tij në një intervistë…
Policia e Kosovës ka iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” ndaj një personi në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri dhe municion.Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur më 28 korrik 2026, rreth orës 23:45, në rrugën “Kadri Zeka” në Ferizaj, gjatë një pike kontrolli të realizuar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në kuadër të planit operativ “Vera 2026”.Gjatë kontrollit të një automjeti dhe personit me inicialet Sh.Sh., 41 vjeç, zyrtarët policorë kanë gjetur një armë zjarri dhe tre fishekë.“Shtetasit i është…
Policia shqiptare ka reaguar në lidhje me arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë, teksa ai ishte i shpallur në kërkim nga SPAK për çështjen e “AKSHI”-t.“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Lion, Francë, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes dy strukturave, autoritetet franceze kanë konfirmuar arrestimin, në qytetin e Amiens, Francë, të shtetasit E. B, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, njoftojnë blutë.Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën…
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka ngritur akuza ndaj menaxhimit të ndërmarrjes publike “Termokos” dhe Komunës së Prishtinës, duke pretenduar se Banka Zhvillimore Gjermane (KfW) ka paralajmëruar mundësinë e tërheqjes nga projekti i zgjerimit të sistemit të ngrohjes qendrore.Përmes dy postimeve në Facebook, Sveçla ka thënë se, sipas tij, KfW i ka dërguar një letër paralajmëruese Bordit të Drejtorëve të Termokosit, ku shprehen shqetësime për mënyrën e menaxhimit të ndërmarrjes.”Javën e kaluar, Banka Zhvillimore Gjermane KfW, si partnere dhe mbështetëse kryesore e ndërmarrjes publike komunale Termokos, ka paralajmëruar Bordin e Drejtorëve të…
Zef Shala, drejtor i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, ka treguar se si ishte organizuar jeta e mijëra qytetarëve të zhvendosur në Malet e Berishës gjatë luftës në Kosovë.Shala në një intervistë në “Përballje Podcast”, tha se në atë zonë ishin strehuar rreth 17 mijë njerëz të gjeneratave të ndryshme, të cilët jetonin në kushte të vështira, por kishin arritur të krijonin një sistem të jashtëzakonshëm organizimi dhe solidariteti. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)“Në Malet e Berishës, ku ishte Radio Kosova e Lirë, ishin vendosur rreth 17 mijë njerëz. Ata ndodheshin në zonën që…
Mbështetja tradicionale dypartiake e Shteteve të Bashkuara për Izraelin po dobësohet brenda Partisë Demokratike, ku një numër në rritje votuesish dhe ligjvënësish po kërkojnë rishikimin e ndihmës ushtarake amerikane.Lufta në Gaza, konflikti me Iranin dhe afërsia politike e kryeministrit Benjamin Netanyahu me republikanët kanë thelluar ndarjen, transmeton Telegrafi.Ndryshimi u pa edhe në Kongres. Gati gjysma e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve votuan këtë muaj për një amendament, i cili nuk kaloi, që synonte ndërprerjen e ndihmës për Izraelin. Mes atyre që e mbështetën ishin edhe figura të njohura të partisë, ndërsa udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries dhe disa bashkëpunëtorë të tij…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari